Spitali i Gjilanit bëhet me CT, donacion nga Luksemburgu

13 janar 2020 | 11:33

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, kanë përuruar CT-në 128 shtresore për spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, e cila është e para e këtij lloji në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

CT-ja 128 shtresore në vlerë prej 400 mijë euro është donacion i Qeverisë së Luksemburgut, që përmes programit përkrahës për shëndetësi në Kosovë tani e disa vjet i ka dhënë ndihmë të madhe reformave dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore.

Ismaili ka uruar profesionistët shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit për këtë pajisjet e reja, duke thënë se kjo është në vazhdën e modernizimit të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ai ka falënderuar edhe Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme për shëndetësinë kosovare.

100 mijë euro shtesë janë ndarë edhe për pajisje të tjera për këtë spital, ultrazëra dhe holltera për Repartin e Kardiologjisë, Neurologjisë dhe Pulmologjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka thënë se do të…