Spitali i Mitrovicës nuk ka pacientë me Covid-19
Në bazë të raportit të datës 9 nëntor 2021, në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës nuk ka pacientë të shtrirë me Covid-19.
Pacientë me Covid-19, nuk ka as në Spitalin e Vushtrrisë dhe atë të Gjilanit.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 të tjerë post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka vetëm 1 pacient me maskë të oksigjenit.
Numri i pacientëve me Covid-19 dhe post-Covid sipas klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë