Spitali i Pejës merr frymë më lehtë, asnjë pacient me Covid-19 në gjendje të rëndë
30 shtator 2020
| 08:55
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë 24 orëve të fundit, katër lindje kanë qenë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dy lindje kanë qenë normale dhe dy me prerje cezariane, ndërsa kanë lindur katër foshnja, dy djem dhe dy vajza.
195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3 039 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione. Ndryshe, gjendja me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është stabile. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19.
Ndërkaq, sa i përket gjendjes së pacientëve, gjashtë janë në oksigjenoterapi, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë pacient në gjendje të rëndë.