Spitali i Pejës pranon donacion 30 shtretër për pacientë
17 tetor 2024
| 12:35
Spitali i përgjithshëm në Pejë ka pranuar donacion 30 shtretër për pacientë.
Lajmin është bërë me dije nga vet ky spital në faqen zyrtare në “Facebook”.
“Ky donacion erdhi si iniciativë e famullitarit të Kishës katolike ‘Shën Katarina” në Pejë, Don Lorenci Sopi, i cili pas bisedës me drejtorin ekzekutiv, dr. Fazli Shala është angazhuar në sigurimin e këtij donacioni përmes z. Daniel Thomas dhe ndihmës së shtetit zviceran. Spitali i përgjithshëm në Pejë falënderon nga zemra Don Lorenc Sopin, z. Daniel Thomas dhe shtetin zviceran për këtë donacion që mundëson të kemi kushte më të mira për pacientë”, ka njoftuar spitali i Pejës.