Spitali i ri sëmundjeve të brendshme finalizohet këtë vit në Shqipëri

02 janar 2021 | 11:25

Mëngjesin e sotëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur me një postim në rrjetet sociale ku shfaqet puna e bërë në spitalet e vendit.

“Mirëmëngjes. Fundjavë të qetë dhe kini besim, më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, më të mirën e kemi të gjithën përpara”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë, në video shfaqet edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shprehet se projekti madhor i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme do të finalizohet këtë vit.

“Nga spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, një projekt madhor që finalizohet këtë vit. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund punët e mira që kemi nisur”, shprehet ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi romani “Eskadronët e vdekjes”, i autorit…