Spitali ushtarak i Beogradit thotë se Radojiçiqi po trajtohet në repartin ‘Trauma 2’ (video)
27 shtator 2023
| 17:01
Spitali ushtarak i Beogradit ka pretenduar se janë duke e trajtuar kriminelin Milan Radojiçiq, i cili dyshohet të jetë plagosur në Banjskë, gjatë aktit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.
Kështu ka deklaruar një operatore në cilësinë e këtij institucioni shëndetësor, e cila për “Indeksonline” dëgjohet të jep detaje se Radojiçiq është i shtrirë për trajtim në repartin :Trauma 2”.
Gazetari: Ku është Radojiçiqi?
Spitali ushtarak i Beogradit: Ai (Milan Radojiçiq) është i shtrirë në repartin tjetër, “Trauma 2”.
Raportohet se operatorja e spitalit, me të kuptuar se gazetarët ishin nga Kosova, u ka bllokuar komunikimin.