Spitalit të Gjakovës ‘Isa Grezda’ i shtohet shërbimi i ri i operimit të kataraktës së syrit

07 qershor 2024 | 15:43

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të shërbimit të ri për operimin e kataraktës së syrit në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.

Operimi i kataraktës ose heqja e perdes së syrit është ndër operimet më të shpeshta dhe tani bëhet përmes metodës “fakoemulsifikimit”, e cila është njëra nga metodat më të avancuara për heqjen e perdes së syrit.

Kjo metodë sjell disa përparësi, përfshirë kohë më të shkurtër të operacionit, që zgjat nga 10-15 minuta, realizohet me anestezion lokal, ku pacienti nuk ndjen dhimbje dhe është i vetëdijshëm. Rezultatet janë të shkëlqyera, duke u mundësuar pacientëve një shikim më të mirë pas operacionit.

Me këtë shërbim të ri, pacientët tanë nuk do të kenë më nevojë të kërkojnë shërbime jashtë institucioneve publike shëndetësore dhe të shpenzojnë qindra euro për operacionet e kataraktës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) i cili…