Spiunët e FSB-së e kishin ditur që ukrainasit do të rezistojnë, por s’i kishin treguar Putinit

21 gusht 2022 | 09:43

Pas raportimeve se ShBA-ja kishte informacione dhe e dinte muaj më parë se po bëhej gati që në Ukrainë të fillojë pushtimi, “Washington Post” ka publikuar një histori tjetër se si spiunët rusë gabimisht kishin interpretuar informacionet nga Ukraina.

Në tekstin e ri, “Washington Post” thekson se disa ditë para fillimit të pushtimit të Ukrainës, Shërbimi Sekret Rus u kishte dërguar informacione agjentëve në Kiev.

“Paketohuni dhe shkoni në kryeqytet, ose lërini çelësat e shtëpive tuaja. Urdhrat vijnë nga zyrtarë të lartë të FSB-së që ishin kompetentë për një detyrë – sigurimin dhe vrasjen e zyrtarëve ukrainas si dhe mbikëqyrjen dhe instalimin e regjimit pro rusë”, thuhet në raport.

Ndër të tjera, thuhet se agjentët e FSB-së kanë qenë aq shumë të sigurt se do ta kontrollojnë Kievin, saqë ditët para luftës i kanë kaluar duke rregulluar shtëpitë ku do të duhej të vendoseshin zyrtarët e këtij organi të sigurisë.

“FSB me dekada ka spiunuar Ukrainën duke tentuar t’i ‘varrosë’ institucionet dhe të punojë për parandalimin e çfarëdo lëvizje të vendit në drejtim të Perëndimit. Asnjë aspekt i misionit të FSB-së jashtë Rusisë nuk ka qenë më i rëndësishëm”, thuhet në të përditshmen amerikane.

Megjithatë, FSB në fund nuk ka arritur ta “neutralizojë” qeverinë ukrainase.

“Rusët gabuan. Filluan gjithçka nga marrja e pikave strategjike që ishin jashtë domenit të tyre. Gabimi rus ka qenë fondamental dhe strategjik”, tha një zyrtar amerikan i cili ka pasur qasje në të dhënat sekrete për rusët dhe agjencinë e saj të sigurisë.

Ekzistojnë pretendime se ka shënime që e dokumentojnë misterin e përllogaritjeve të gabuara të rusëve.

“Anketat e kryera nga FSB tregojnë se një numër i segmenteve të ukrainase kanë qenë të gatshëm t’i dorëzohen sulmit rus dhe pritej që forcat ruse të shihen atje si çlirimtare. Madje FSB tentonte ta bindte Kremlinin të kryhen sulme, ku pas tyre do të përshëndetet ardhja e ushtarëve rusë”, thuhet në analizë.

Megjithatë, me kalimin e ditëve, thuhet se agjentët e FSB-së në një moment siguruan informacionet se ukrainasit do t’u rezistojnë, por një gjë të tillë nuk ia kishin treguar Kremlinit, përkatësisht presidentit rus Vladimir Putin, nga frika se mund ta pësojnë me jetë.

Shumë prej tyre hezitonin ta bënin këtë, duke menduar se do të shkarkohen apo edhe më keq. Kështu, rusët filluan pushtimin, por nuk u doli siç e kishin menduar. Edhe sot ata nuk po arrijnë të marrin nën kontroll të plotë një rajon të caktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Joshua ka pësuar një tjetër humbje nga Oleksandr Usyk.…