Spiunët kinez për shumë vjet kanë hakuar kompanitë amerikane ajrore

31 tetor 2018 | 12:19

Një grup i spiunëve kinezë kanë punuar për vite me radhë për të hakuar kompanitë e hapësirave ajrore si dhe kanë vjedhur sekrete të teknologjisë së avionëve, ka deklaruar Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Sipas këtij Departamenti, zyrtarë të inteligjencës kineze e operatorët e tyre kanë punuar për të vjedhur teknologjinë e motorit turbofan i cili përdoret në linja komerciale ajrore.

Skema e tyre ka ndodhur më së paku që nga viti 2010 e deri në maj të 2015-ës, dhe si synim kanë pasur një kompani franceze të hapësirës ajrore e cila ishte duke punuar në motorë të avionëve së bashku me një kompani nga SHBA.

Zyrtarët e inteligjencës kineze kanë hakuar kompaninë franceze, e po ashtu edhe disa kompani që zhvillojnë teknologji për avion e hapësirë ajrore në Mbretërinë e Bashkuar e edhe në disa shtete të tjera.

Sipas gjyqtarëve, hakerët kanë përdorur teknika e virus si phishing e malware për t’u qasur te informacionet kredenciale.

“Hakimet të sponzorizuara nga shtetet janë një kërcënim direkt i sigurisë sonë nacionale” ka thënë prokurori i SHBA-së, Adam Braverman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
37-vjeçarja është fotografuar nga “Daily Mail” duke punuar për një…