“S’po muj me flejtë prej që thanë me shtrenjtu rrymën”, protestuesi shpërthen në ankesa ndaj Qeverisë
Një qytetar ka shpërthyer në akuza drejt Qeverisë Kurti pas paralajmërimeve për shtrenjtimi të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.
Ai tha se punon shtëpiak në një shkollë dhe se nga dy ndërrimet që i mbanë i merr vetëm 270 euro rrogë.
Qytetari deklaroi se me këtë pagë nuk mundet të bëjë asgjë, e lë më ta paguaj më shtrenjtë rrymën.
“O kuku për mu 270 euro i kom krejt deri t’i marr. Sdi ka me ja dal me e pagu tash rrymën. Fëmija në shkollë. Pasha zotin s’kam pare me ju dhanë, kuku npër neve. Gjumin, gjumë spo muj me e ba, kuku për mu që na e ka shtrajtu rrymën. Gjumin s’po muj me e ba gjumë, tu menu qysh me i shkollu fëmijët. Ai spo mënon për neve po veç për vete. Korril i shkollës jam, pastrues jom, prej 5 deri në 5 pasha tokë e qiell. Dy nderimet i majë 270 euro. Rryma u rrit, sdi qysh ka me i rrit ata fëmijë”, ka thënë ai, raporton Express.
“Sbon kurrqysh more. Njerëzit buk s’kanë me hangër e le ma me pagu rrymën. S’kam ka ja dal pasha zotin”, tha më tutje ai.