Sponsori kryesor i Ronaldos ngre shqetësime për lojtarin
Gjiganti amerikan i veshjeve sportive “Nike” ka njoftuar se është “thellësisht i shqetësuar” me akuzat për përdhunim kundër yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.
Kompania që ka kontratë në vlerë prej një miliard dollarësh me Ronaldon, ka potencuar se “do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër situatën”.
EA Sports, që po ashtu ka kontratë me Ronaldon, bëri komente të ngjashme.
Ronaldo, 33 vjeç, ka mohuar se ka sulmuar Kathryn Mayorgan në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.
Mayorga, 34 vjeçe, është frymëzuar të flasë nga lëvizja #MeToo (Edhe unë), tha avokatja e saj.
“Lëvizja MeToo dhe gratë që u ngritën dhe folën për sulmet seksuale, i dhanë asaj shumë guxim”, ka deklaruar avokatja Leslie Stovall.
Juventusi, klubi italian ku Ronaldo kaloi nga Real Madridi në muajin korrik ka dalë në mbrojtje të lojtarit të tij.