‘Sport’: Kosova, djemtë e luftës që vazhdojnë t’i thyejnë barrierat

30 mars 2021 | 17:13

“Kosova, djemtë e luftës që vazhdojnë t’i thyejnë barrierat”, kushti titullohet shkrimi i gjatë që Sport.es në Spanjë i ka dedikuar përfaqësueses dardane.

Nis me ndeshjen e parë miqësore, më pas me betejën e parë zyrtare dhe vazhdon me kujtimet e errëta të luftës me Serbinë në vitin 1999, të cilën një pjesë e madhe e skuadrës e ka përjetuar nga afër. Më pas prestigjiozja pranë Barcelonës i bën një analizë gjithë formacionit të Kosovës, teksa cilëson mbrojtjen si repartin më të dobët edhe për faktin se mungon kapiteni Amir Rrahmani, i dëmtuar. Kosova sfidon të mërkurën Spanjën në Seville. Kjo qasje e kësaj medie është tërësisht e ndryshme nga madrilenia AS, e cila nuk i shkroi emrin Kosovës në renditjen e skuadrave në grup.

“Marca”, një tjetër madrilene, të martën publikoi një intervistë shumë të bukur të Ujkanit, e cila ngjalli acarimin e mediave serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Italisë do të vendosë karantinë të detyrueshme pesëditore…