‘SportBild’: Bie interesimi për transferimin e Rashicës
25 dhjetor 2020
| 17:15
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica, mund të largohet nga Werder Bremeni në afatin kalimtar të janarit.
“SportBild” në Gjermani raporton se interesimi për transferimin e Milot Rashicës ka rënë dukshëm, pasi futbollisti “dardan” është përballur kohën e fundit me lëndime. Rashica ka dhuruar vetëm një asistim këtë edicion, andaj vlera e tij në treg ka rënë nga 28 në 18 milionë euro.