Sporte dhe lojëra tradicionale në “Albaniada 2022”
Amfiteatri i Pishinës së Gërmisë do të jetë arenë e performancës artistike skenike e ansambleve nga trevat shqiptare, në kuadër të organizimit të festivalit “Albaniada 2022”.
Edicioni i katërt i lojërave tradicionale “Albaniada” do të shpalosë pjesë të etnosit dhe folklorit përmes lojërave, muzikës, humorit e valles.
Në pjesën e programit skenik, ansamblet dhe shoqëritë kulturore artistike do të prezentohen me vepra koreografike kurse në pjesën e garave nga lojërat dhe sportet tradicionale në disiplina të ndryshme.
“Albaniada” si organizim ka për qëllim promovimin dhe kultivimin të trashëgimisë sonë kulturore.
“Albaniada” ka për qëllim rikthimin e sporteve dhe lojërat të vjetra tradicionale. Ato paraqesin një thesar të trashëgimisë sonë kulturore të krijuar ndër shekuj.
Përmes “Albaniada” është filluar dokumentimi i sporteve dhe lojërave tradicionale, dukë bërë kështu të njohura për brezat e rinj por edhe për prezantimin e tyre para turistëve dhe vizitorëve të huaj.
Festivali tradicional i Albaniadës, edicioni 2022 organizuar nga PR Solutions dhe mbështetur nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës do të mbahet në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, më datë 16 tetor, me fillim nga ora 10:00.
Ditën e dielë, e ndani datën dhe orën bashkë me familjet tuaja. Ejani dhe argëtohuni në Festivalin Albaniada!