Sporti do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë

10 dhjetor 2023 | 14:23

Përmes një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) dhe atij të Shqipërisë (KOKSh) është duke u synuar të bëhet unifikimi i ngjarjeve sportive të përbashkëta, si kampionatet dhe ngjarjet tjera sportive kombëtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ka thënë se do të jetë sporti ai që do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë, duke ndërtuar ura të forta bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.

Ndërsa presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka vlerësuar lartë mënyrën e bashkëpunimit në mes të dy shtëpive të sportit nga Kosova dhe Shqipëria, duke thënë se ky bashkëpunim do të shtrihet edhe ndërmjet federatave sportive të të dy vendeve, për të arritur rezultate të mira mbarëkombëtare në sport.

Në anën tjetër, Ylli ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria, do të punojnë që në garat sportive në të ardhmen e afër të nxjerrin edhe kampionë të përbashkët.

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria deri më tani kanë organizuar disa gara të përbashkëta sportive si në futboll, basketboll, motoçiklizëm dhe gara të tjera në nivel të turneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 75-vjetorit të…