Sporti i xhudos demonstrohet edhe në SHFMU ‘Xhemail Kada’ në Pejë
Në këtë demonstrim të veçantë për Ditën e 1 Qershorit, nxënësit e kësaj shkolle patën rastin ta takojnë edhe Kampionen Olimpike të Xhudos, Majlinda Kelmendi.
Të pranishëm në këtë demonstrim, ishin edhe Daulina Osmani, zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Taulant Kelmendi, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhenet Syka, drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Pejës dhe Driton Kuka, trajneri i xhudos.
“Demonstrimin e xhudos e bëmë nën udhëheqjen e Cuki Veselit, trajnerëve Admirim Sahara dhe Loris Sharapolli, bashkë me xhudistët, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Dijon Sharapolli dhe Dardan Cena”, thuhet në njoftimin e Federatë së Xhudos së Kosovës.
Programi shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës, “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”, ka për qëllim të zhvillojë masovizimin dhe integrimin e disiplinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës.