Sporti në gjendje më të mirë, gazetaria sportive ka ndryshuar
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), zyrtarë nga Federata të ndryshme sportive, trajnerë te xhudos, gazetarë sportiv, profesorë dhe studentë nga Fakulteti i Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës, sot kanë debatuar në konferencën “Sporti dhe Media”, e para e këtij lloji.
Kjo konferencë nisi me pamjet nga pranimi i KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtare. Temat që u diskutuan në këtë konferencë ishin: Gjendja në sektorin e sportit dhe medieve sportive, pritshmerit e gazetarëve nga drejtuesit e sportit dhe anasjelltas dhe të folurit para publikut. Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani në fjalën hyrëse ka thënë se konferenca “Sporti dhe Media” është aktiviteti i fundit i KOK-ut për këtë vit që është në ikje. Sipas tij, kjo konferencë, por edhe konferencat e mëparshme si konferenca për mjekësinë sportive, konferenca për arbitrazh sportiv dhe konferenca për barazi gjinore, janë në linje me agjendën e ciklit olimpik 2020.
“Komiteti Olimpik i Kosovës duke respektuat misionin e tij, duke zbatuar planin strategjike për ciklin olimpik 2017-2020, është dhe vazhdon të mbetet tërësisht i angazhuar në fuqizimin te integritetit të lëvizjes olimpike dhe sportive në Kosovë si dhe në fuqizimin e krebilitetit për gjatë veprimtarisë dhe aktiviteteve të tij. Komiteti Olimpik i Kosovës dhe të gjitha federata sportive, tashmë janë të anëtarësuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe në federata ndërkombëtare. Edhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës është e njohur nga AIPSA. Prishtmërit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pritshmërit e federatave ndërkombëtare dhe pritshmërit e AIPSA-së janë që KOK-u dhe federata sportive, por edhe Shoqatat e Gazetarëve Sportiv, të funksionojnë si organizatat efikase, organizata transparentë, organizata më integritet dhe krebilitet. Arritja e këtyre synimeve sublime nuk mund të bëhet realitet pa një bashkëpunim mes vete dhe më akterët tjetër. Komiteti Olimpik i Kosovës konsideron se federata sportive dhe gazetarët sportive mund të luajnë rol kyç në këtë drejtim, andaj ju ftojmë të bashkëpunojmë, ju ftojmë të bashkërendisim aktivitet tona, ju ftojmë të bëhemi partner në përqafimin e vlerave të mirëfillta”, ka thënë Hasani.
Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës (SHGSK), Arlind Grantolli duke folur për gjendjen në sektorin e sportit dhe medieve sportive, ka thënë se sporti i Kosovës ndërlidhët më shumë aktivitete. Sipas tij, pas pranimit të sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ka ndryshuar qasja e të menduarit për sportin tonë. Grantolli mendon se gjendja e sportit tonë është më e mirë sesa paraqitet. “Sporti në Kosovë dhe mediet në Kosovë ndërlidhen më shumë aktivitete. Megjithatë, ajo që i bën bashkë dhe ajo që i sfidon njëra tjetrën janë kushtet apo mënyra se si punohet në sportin e Kosovës, ajo se cila e ve para vetes secilin gazetarë, secilin sektor në vendin tonë. Jo domosdoshmërish duhet të pajtohemi se pas ndërkombëtarizimit sporti ka ecur në mënyrën më të mirë, megjithatë, ajo që është për tu veçuar decedivisht është së ka ndryshuar qasja për të menduarit për sport, ka ndryshuar mënyra e të punuarit në sport, ka ndryshuar mënyra e gjithçka që lidhte më sportin e Kosovës. Në këtë aspekt gjendjen e sportit të Kosovës nëse e shikojmë në thellësi është më mirë sesa paraqitet apo më e mirë që duhet të jetë”, ka theksuar Grantolli.
Rreth gjendjes në sektorin e sportit dhe medieve sportive, ka folur edhe profesori i gazetarisë në Fakultetin e Gazetarisë së Kosovës, Dren Gërguri. Ai theksoi se gazetaria sportive është e dyta për nga interesimi në shoqërinë tonë. Gërguri thotë se gazetaria sportive ka ndryshuar krahas ndryshimeve teknologjike.
“Gazetaria sportive është e dyta për nga interesimi që ka shoqëria jonë për të, pas gazetarisë politike. Kjo deri diku reflekton edhe për pozitën që kanë gazetarët sportive në mediet tona, pasi shumica prej tyre kanë redaksitë e sportit. Gazetaria sportive është zhvilluar ndër vite dhe ka ndryshuar krahas ndryshimeve teknologjike të kohës testi i parë i gazetarisë sportive daton nga viti 1733 në një artikull në Boston Gazet për një meç boksi. Në fillim të shekullit 20 radio solli mbulimin e parë të drejtpërdrejt të një ngjarje sportive. Olimpiada e Berlinit më 1936 ka qenë ngjarja e parë e transmetuar direkt në TV. Zhvillimi teknologjik ka ndryshuar formën e raportimit në gazetarinë sportive. Interneti kombinon të tri mediet tradicionale për natyrën e mbulimit të ngjarjes. Nëse në gazeta mbulon paralajmërimin e ngjarjes, përmbledhjen e saj, TV dhe Radio ofron një mbulim të drejtpërdrejt dhe të hollësishëm, kurse, portalet kanë në brendi të gjitha këto”, ka pohuar Gërguri.
Ndërkaq, trajneri kampion botë i xhudos, Driton Kukan ka thënë se sukseset e xhudos, veçmas e Majlinda Kelmendit kanë ndikuar shumë në pranimin e Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës në instancat ndërkombëtare. Ai lavdëroi punën që po bën ministria e sportit bashkë me Komitetin Olimpik të Kosovës. Sipas tij, sporti është vula me e fuqishme e shtetësisë së Kosovës.
“Më pranimi tuaj edhe ju keni përgjegjësi më të mëdha, sepse edhe organizatat ndërkombëtare nuk lejojnë që të punon ashtu siç nuk duhet të punohet. Gjendja në sport në përgjithësi është e mirë. Kemi pas fat më ministrat paraprake, edhe me ministrin Krasniqi, edhe me ministrin Shala, po me duhet se edhe ministri i ri po tregohet karshi proceseve në sport. Komiteti Olimpik ndoshta më herët ka qenë në konsolidim e sipër dhe s’kanë pasur as këta buxhet, Komiteti Olimpik ka funksionuar shumë vështirë, por mendoj se tash ka lëvizje pozitive. Ministria dhe KOK janë duke e bërë një punë shumë të mirë dhe se bashku më ne federatat do të shkojmë më tutje në mënyrë që në garat e fuqishme të kemi prezantim të denjë dhe ta prezantojmë shtetin tonë siç duhet, sepse unë po mendoj se sporti pa asnjë dilemë është vula me fuqishme e shtetësisë së Kosovës, deshën apo nuk deshën ta pranojnë politikanët”, ka theksuar Kuka. Ndërkohë, diskutuam edhe njerëz të tjerë të sportit, e që sipas tyre, kjo konferencë ishte e qëlluar në mënyrë që të ‘rrahën’ problemet që e preokupojnë sportin dhe gazetarët sportive. (KosovaPress)