Sportiello shërohet nga Covid-19
07 maj 2020
| 12:10
Portieri i Atalantës, Marco Sportiello, është shëruar nga koronavirusi.
Atalanta, përmes një komunikate ka bërë të ditur se Sportiello ka dalë negativ në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19.
“Atalanta njofton se Marco Sportiello i është nënshtruar dy testeve në 48 orë, dhe është negativ ndaj COVID-19”, thuhet në njoftim.
Sportiello ka qenë në mesin e sportistëve që ka qenë i sëmur për një kohë të gjaët nga COVID-19.Portieri ka qenë pjesë e skuadrës së Atalantës në sfidën e kthimit të Ligës së Kampionëve në Valencia.