
Sportingu do shkojë në Angli për Ronaldon në janar
30 tetor 2022
| 13:45
Ekipi portugez, Sporting do shkojë në Manchester për Cristiano Ronaldon.
E ardhmja e Ronaldos është temë aktuale në botën e futbollit.
Së fundmi po raportohet se Sportingu do të bëjë një ofertë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon nga Manchester United në janar.
Pavarësisht se trajneri i skuadrës portugeze këmbëngul këtë javë se klubi nuk mund të përballojë të përmbushë kërkesat e tij për pagë, “The Mirror” ka thënë se Sporting do mundohet për të.
Mbetet të shihet nëse do ndodh një rikthim i yllit portugez në Sporting.