Sportistes ruse i bie të fikët nga moti i nxehtë në Lojërat Olimpike
24 korrik 2021
| 08:11
Një shigjetare ruse është alivanosur për shkak të nxehtësisë së madhe gjatë garave kualifikuese dhe ndryshimit të motit nga Rusia në Tokio.
Svetlana Gomboeva, 23-vjeçare u alivanos derisa shikonte pikët e saj. Asaj iu kthyen ndjenjat dhe u largua me barelë.
Para disa ditëve, ekspertët thane se moti në Tokio mund të jetë kërcënim i madh për garuesit.
Agjencia Japoneze e Mjedisit ka lëshuar alarme për goditje të nxehtësisë, duke paralajmëruar publikun të mos ushtrojë jashtë.
Me temperatura rreth 33 gradë celsius në ditën e parë të garimeve, atletët patën sfida me hidratimin dhe qëndrimin të freskët, ndërsa stafi mbështetës u grumbullua në zona me hije.