Sportistet e Kosovës nisen drejt Portugalisë (foto)
01 nëntor 2022
| 11:57
Sportistet nga Kosova janë nisur të martën drejt Portugalisë ku do të marrin pjesë “GAIA IT WAG International Tournament 2022”.
Gara në gjimnastikë do të mbahet më 5 dhe 6 nëntor, ku në mesin e shumë shteteve do të jetë edhe Kosova.
Kosova në këto gara do të përfaqësohet nga tetë sportiste, në mesin e tyre janë edhe motrat Lisa e Vilëza Zeqiri, Bora Hoti, Valëza Rama, Fitore Rudari, Una Kajtazi, Elena Sefa dhe Riana Fejzullahu.
Sportistet nga Kosova do të jenë të shoqëruara nga Shkumbin Maqestena dhe Abeliana Bregu.
Vashat nga Kosova do të qëndrojnë në Portugali nga 1 nëntor deri më 7 nëntor. Ato janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MRKS).