Sportistët elitarë dhe Shpresat Olimpike 2020 mbyllën me sukses trajnimet për shkathtësi mentale
Rreth 40 sportistë elitarë dhe Shpresat Olimpike 2020 kanë mbyllur me sukses katër trajnimet e paraparë të seminarit ndërkombëtar për shkathtësi mentale, i cili u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Seminari u drejtua nga trajnerët e organizatës australiane Optimization HUB: Graziella Thake, Elda Gjoka, Mel Roche dhe Paul Hutch.
Programi i parë unik për avantazhin e sportistët, siguron shtyllën e katërt të performancës së sportistëve, që synojnë suksesin, konkretisht rrugën drejt medaljes së artë. Trajnerët i kushtuan rëndësi të madhe edhe disiplinës mendore dhe faktit se si do të trajtosh fuqinë tënde mendore në mënyrë që të kesh ekuilibër jo vetëm në sport, por edhe në jetë.
Pas katër javësh Optimization HUB do të bëjë një hartë të performancës së katër javëve të trajnimit. Sportistët përmes diskutimeve të ndryshme shprehën sfidat e tyre nëpër të cilat kanë kaluar gjatë muajve të pandemisë Covid-19.
Trajnimet e zhvilluara në dy grupe, u mbajtën ‘online’ përmes platformës ‘Zoom”, derisa u monitoruan edhe nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.
Trajnimet i ndoqën sportistët elitarë si: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova (xhudo), Egzon e Edon Shala (mundje), Albin Tahiri, Arbi Pupovci, Fiona Rrusta (skitari), Donjeta Sadiku (boks), Herolind Nishevci, Elhami Shabani, Fortesa Orana (karate), Musa Hajdari, Astrit Kryeziu, Vijona Kryeziu (atletikë), Dasar Xhambazi, Fjorda Shabani (not), Atdhe Luzhnica (shigjetari) dhe Drilon Ibrahimi, Urata Rama (shenjëtari).
Ndërsa tek Shpresat Olimpike 2020 ishin: Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq (xhudo), Albulena Gërvalla, Melos Gashi, Betim Maliqi (karate), Muhamet Rama, Alaudin Suma, Albina Deliu (atletikë), Arti Krasniqi, Eda Zeqiri (not), Patriot Behrami, Shpëtim Bajoku, Besart Pireva (boks), Edi Dvorani (shigjetari), Fatih Karabaxhaku (pingpong), Drin Kokaj (skitari), Don Berisha, Tringa Krasniqi (taekwondo).