![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/87a4339630f7b697cd924a000d87383b.jpeg)
Sportisti i njohur gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
10 dhjetor 2021
| 13:48
Bota e sportit ka marrë një lajm shumë të hidhur.
Fituesi i Super Bowl me Broncos, Demarius Thomas u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, shkruan ESPN.
Në raportin e policisë, thuhet se shkaku i vdekjes ishte i “natyrës mjekësore”.
Thomas ka luajtur edhe te Houston Techns, New England Patriots dhe New York Jets.
Ai fitoi Super Bowl me Denver Broncos në vitin 2015.