Sportisti polak pezullohet përkohësisht për doping para Lojërave Olimpike

24 korrik 2024 | 14:05

Kërcyesi polak, Norbert Kobielski është suspenduar përkohësisht për doping, vetëm disa ditë përpara Olimpiadës së Parisit, njoftoi të martën Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU).

Kobielski, i cili rekordin më të mirë personal e ka prej 2.33 metrash, përfundoi i 10-ti në kampionatin botëror të vitit të kaluar në Budapest dhe i gjashti në kampionatin evropian në Romë muajin e kaluar.

Kobielski është larguar nga delegacioni olimpik polak në kryeqytetin francez. AIU tha se ai kishte rezultuar pozitiv për “metabolitin e ndaluar pentedrone norephedrine”.

Ceremonia e hapjes për Lojërat Olimpike 2024 zhvillohet të premten përgjatë lumit Seine, megjithëse kualifikimet e kërcimit së larti për meshkuj nuk do të zhvillohen deri më 7 gusht, me finalen tre ditë më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua shtatzenë ka vdekur në QKUK sot si pasojë…