Sportistja polake e shet medaljen olimpike për të shpëtuar vogëlushin 8 muajsh
Një medalje olimpike që vlen sa një jetë. Sportistja polake e shet për të shpëtuar vogëlushin 8 muajsh
Medaljet olimpike fitohen rrallë në jetën e një sportisti, vetëm në rastet kur je një Michael Phelps ose Usain Bolt të qëllon shpesh.
Për një sportist, më shumë se ana financiare, një medalje olimpike do të thotë shumë, një ëndërr, një objektiv dhe për Maria Andrejczyk, nën kampionen olimpike të Tokyos në hedhje shtize ka diçka më të rëndësishme se medalja.
Është jeta e vogëlushit Miloszek, 8 muajsh i cili ka nevojë për një ndërhyrje në zemër e cila bëhet vetëm në Stanford të SHBA-ve, dhe operacioni kushton shumë, rreth 250 mijë dollarë ndaj dhe 25-vjecarja vendosi të nxirrte në ankand medaljen e saj të argjendtë.
125 mijë dollarë ishte çmimi i vendosur në ankand nga sportistja polake teksa rrjeti i marketeve Zabka në Poloni, e bleu medaljen të cilën më pas ia riktheu sportistes, një tjetër gjest i madh e për më tepër donacionet për vogëlushin arritën deri në 293 mijë Euro, të mjaftueshme për të bërë ndërhyrjen kirurgjikale.
Ishte veprimi i nën kampiones olimpike ai që ndezi zemrat e të gjithëve të cilët ndihmuan më pas vogëlushin, e cila hoqi dorë nga suksesi i parë i saj për të shpëtuar një jetë.
Vetë Maria kishte kaluar një situatë të rëndë shëndetësore ku u diagnostikua me kancer në kocka 3 vite më parë por fatmirësisht ja doli dhe sot ka shpëtuar edhe një tjetër jetë, atë të Miloszek.