Sportistja Surdulli nderohet me Medalje të Meritave
Notarja Medina Surdulli është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave pas suksesit të treguar në garën ndërkombëtare të notit për personat me Sindromën Dawn, duke zënë vendin e parë.
Gëzimin për këtë nder nuk e ka fshehur protagonistja që korri suksese ndërkombëtare, Medina Surdulli, e cila, duke falënderuar presidentin, tha se ndihet tejet e lumtur. I pari i shtetit ka lexuar deklaratën me tonë ceremonial para Medina Surdullit dhe familjarëve të saj.
“Medalja Presidenciale e Meritave i jepet Medina Surdullit për të arritura të larta në sportin e notit”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi. Kujtojmë se në këtë garë ndërkombëtare kanë marrë pjesë persona me Sindromën Down nga 11 vende: Britania e Madhe, Danimarka, Estonia, Turqia, Irlanda, Maqedonia, Romania, Shqipëria, Suedia dhe Kosova, e cila njëherësh ishte edhe organizatore e kësaj ngjarje sportive.