Sprinti i Mbappes me 37 km/orë dhe goli fantastik (Video)
08 shkurt 2021
| 13:39
Kylian Mbappe është një nga futbollistët më të mirë në botë të momentit. Francezi po e vërteton këtë gjë me paraqitjet fantastike që po zhvillon te skuadra e PSG-së.
22-vjeçari ishte protagonist mbrëmjen e djeshme në triumfin 0-2 që kampionët në fuqi arritën ndaj Marseillet në transfertë.
Në minutën e 8-të të sfidës, Mbappe ndezi “turbon” duke bërë një sprint me 37 km/orë, teksa finalizoi mjaft bukur aksionin duke e dërguar topin në rrjetë pas asistimit të Di Marias.
https://twitter.com/i/status/1358534733739798528