SPSPK-ja, ministrit Murati: Pse po vonohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

17 maj 2022 | 13:34

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka kërkuar edhe njëherë nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, që të del dhe t’i njoftojë punëtorët e sektorit privat se kur do të marrin bonusin nga 100 euro sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 12 prill.

“Me vonesën e këtyre bonusave dhe mosshpjegimin (arsyen) e vonesës së tyre na bën për të dyshuar se diçka nuk është në rregull, nëse jo ndaj sindikatës, ju keni detyrim t’i njoftoni këta punëtorë pse po vonohen këto mjete?!”, është bërë me dije në reagimin e SPSPK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri studimor, “Gjykimi i drejtë në procedurën penale dhe ndikimi…