Spurs fitojnë në fund, Lakersat mposhten nga Philadelphia
Surpriza në ndeshjet e NBA-s, me Lakers që u mundën 121-105 në fushën e tyre nga Philadelphia.
Ingrami realizoi 36 pikë për kalifornianët, por që mbetën për statistikë, ndërsa për miqtë u dalluan Embiid me 28 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga Butleri me 20 pikë. Humbet edhe skuadra e Houstonit, që u mund në fushën e saj nga New Orleans 121-116.
Teksanët e dominuan ndeshjen shumicën e kohës (Harden 37 pikë e 11 rebound), por miqtë përmbysën shifrat në minutat e fundit falë 27 pikëve e 12 rebound të Okafor si dhe 19 pikëve të Holiday. Në sekondat e fundit triumfon skuadra e San Antonio, që mposhti 126-124 Phoenixin, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund (Rudi Gay realizoi koshin e fitores sekondën e fundit).
7 lojtarë të skuadrës së Spurs realizuan mbi 12 pikë, me Aldridge që realizoi 29 pikë e 14 rebound, më i miri në fushë. Fiton edhe ekipi i Brooklyn, që mundi 122-117 ndaj Chicagon, ndeshje me luhatje nga të dyja ekipet, që deri në fund dueluan për fitoren. Russelli e mbylli me 30 pikë, mbështetur edhe nga Napier me 24 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e LaVine.
Fitore surprizë e Clevelandit, që mundi 116-113 Washingtonin, me dyshen Clarkson-Osman, që së bashku realizuan 54 pikë, ndërsa Milwaukee, falë 21 pikëve e 11 rebound të Antetokounmpo mposhti 115-105 Detroit. Rikthehet te fitorja skuadra e Oklahomës, që triumfoi 126-117 ndaj Orlando, me George që realizoi 37 pikë. Mirë u paraqit edhe Westbrook, që realizoi një “triple double” (23 pikë, 14 rebound e 14 asistime). /Telesport/
Rezultatet
Cleveland – Washington 116-113
Detroit – Milwaukee 105-115
Orlando – Oklahoma 117-126
Brooklyn – Chicago 122-117
Houston – New Orleans 116-121
San Antonio – Phoenix 126-124
Lakers – Philadelphia 105-121