‘Spurs’-i e ka seriozisht transferimin e Hysajt
22 maj 2019
| 18:23
Emri i mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysajt, vazhdon të lakohet në Angli, aty ku tashmë e kërkon një tjetër skuadër londineze.
Pas Chelseas dhe Arsenalit, është Tottenham Hotspuri që ka shfaqur interes për mbrojtësin kuqezi edhe pse, sipas “The Sun”, ky i fundit mund të bëhet pjesë e shkëmbimit që do ta çojë mbrojtësin anglez Kirean Trippier te Napoli. Besohet se Hysaj është pro kalimit në Angli.