Sqarim i MAShT-it rreth pretendimeve të Ferit Idrizit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sqaron opinionin publik lidhur me shqetësimet e ngritura rreth pretendimeve të u.d drejtorit të Departamentit të Integrimeve Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore, Ferit Idrizi.
“MAShT-i sqaron opinionin publik se për shkak të sjelljeve të pahijshme të Idrizit, në takimin e mbajtur dje në zyrën e ministrit Bytyqi, ku prezentë kanë qenë edhe tre zyrtarë tjerë të MAShT-it, ministri ka qenë i detyruar për të kërkuar nga Idrizi që t’ia lirojë zyrën”.
“Të gjitha pretendimet e z. Idrizi, që sot kanë qarkulluar në opinion janë shpifje, si dhe çdo deklaratë e tij se kinse ministri ka kërkuar nga z. Idrizi të nënshkruaj ndonjë dokument që bie ndesh me ligjin nuk është e vërtetë”, thuhet në sqarimin e MAShT-it.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, lidhur me shpifjet e u.d drejtorit të Departamentit të Integrimeve Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore, Ferit Idrizi, ka njoftuar menjëherë do të marrë masat e parapara konform legjislacionit në fuqi.