Sqarim ndaj titullit “ Një i dyshuar me coronavirus në Burgun e Dubravës, dërgohet në Klinikë Infektive”
Sqarim lidhur me shkrimin e titulluar: “Një i dyshuar me coronavirus në Burgun e Dubravës, dërgohet në Klinikë Infektive”, të publikuar në Kallxo. Com.
Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës sqaron për opinionin publik se, personi për të cilin bëhet fjalë, nuk ka qenë asnjëherë i paraburgosur ose i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë deri më tani është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve, andaj kërkojmë nga mediat që para publikimit të shkrimeve të tilla, të na kontaktojnë për të verifikuar informacionin.