Sqarim për opinionin nga QKUK-ja për pagat e muajit dhjetor të 2018-s
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) një sqarim për opinionin informon se pagat e muajit dhjetor të vitit 2018 janë të bazuara në të gjitha normat dhe dispozitat ligjore, të përcaktuara për pagën bazë, për secilin punëtor.
“Të gjitha ndryshimet lidhur me kompensimet, janë të dërguara në thesar për pagesë dhe po ashtu janë të bazuara në legjislacionin në fuqi. SH. F figuron si mjek specialist edhe pse ka kontratë tjetër, meqë sistemi kompjuterik i pagave në thesar e njeh vetën koeficientin e specialistit.
A.H ka koeficient 7.2, paguhet sipas kontratës
A. Z. ka marrë pagën për dy muaj (nëntor- dhjetor)
D. M ka marrë pagën për dy muaj (nëntor- dhjetor)
M.S ka marrë kompensim shtesë për orët shtesë, sipas legjislacionit në fuqi
B.B ka marrë pagën për dy muaj (nëntor- dhjetor)
M.V. është paguar sipas kontratës që ka
E.G është paguar sipas kontratës që ka
S.SH ka marrë kompensim shtesë për orët shtesë, sipas legjislacionit në fuqi
I.B ka marrë kompensim shtesë për orët shtesë, sipas legjislacionit në fuqi
SH. B ka marrë kompensim shtesë për orët shtesë, sipas legjislacionit në fuqi
A. C paguhet sipas kontratës që ka në fuqi”, është bërë me dije një njoftimin e QKUK-së.
Sipas QKUK-së, këta koeficientë të pagave nuk janë përcaktuar nga drejtoria aktuale e SHSKUK-së, por janë të trashëguara më herët dhe janë në proces të harmonizimit.
“Në kuadër të SHSKUK-së është duke punuar një grup punues, i cili po harton rregullore për sistematizimin e vendeve të punës dhe pagesave, që ka qenë edhe rekomandim i Inspektoratit të Punës. Në këtë drejtim, do të ndihmojë edhe Ligji i ri i pagave, i cili do ta rregullojë përfundimisht çështjen e koeficienteve. Kërkojmë mirëkuptim dhe lusim mediat që në të ardhmen të mos publikojnë listat e pagave që janë të mbrojtura me ligj”, është theksuar në njoftimin e QKUK-së.
/Epoka e re/