Sqarim për opinionin publik

24 shkurt 2025 | 23:54

Unë Faton B. Mehmetaj, për hirë të korrektësisë, e konsideroi të nevojshme që të sqaroj opinionin publik lidhur me ngatërresat e lexuesëve të emrit tim me emrin e gazetarit Faton Mehmeti. Ka 5 vite e më shumë që njerëzit më pyesin në vazhdimësi për shkrime të ndryshme të Faton Mehmetit.

Kam pranuar dhjetëra emajle, sms, telefonata por edhe është debatuar në qarqe e rrethe të ndryshme shoqërore rreth kësaj problematike apo ngatërrese të emrit tim me të Faton Mehmetit. Secili gazetar, shkrimtar, dhe të gjithë njerëzit që merren me shkrime e kanë stilin e vet që dallon prej atij tjetrit, normalisht dallon edhe forma e mbashtrimi dhe trajtimit të tematikave.
Këto sqarime mendoj që janë të domosdoshme pasi që është krijuar një hamendësim tek lexuesit, por edhe tek disa shokë, bashkëluftëtarë e kolegë, mes emrit tim (Faton B. Mehmetaj) dhe gazetarit Faton Mehmeti. Hamendësimet e kësaj natyre edhe mund të ndodhin, por në shumicën e rasteve në publikimet tona dy Fatonat edhe Faton B. Mehmetaj edhe Faton Mehmeti i kemi vendosur fotot përsonale në shkrimet tona, por edhe portalet dhe gazetat ku ne i kemi publikuar shkrimet janë të ndryshme. Unë dhe familja ime mbiemrin Mehmetaj e mbajmë nga emri i Mehmet Alisë së Pozharit prijës (kryetar) i fisit të Berishës dhe dëshmor i rënë në periudhën e Lidhjës së Prizrenit 1878 në Gjakovë në luftën e Sarajt kundër Mehmet Ali Pashë Maxharrit, diplomat turk që kishte ardhur për të bërë tregti më tokat shqiptare. Poashtu në maj të vitit 1912 në kullën e Ali Mehmetit në Pozhar u lidh besa për mobilizimin e popullatës së kësaj ane për kryengritje mbarëshqiptare kundër osmanëve. Unë me shkrime jam marrë që nga bankat e shkollës fillore nga klasa e 6-të. Me shkrime është marrë edhe babai im Mr.Bajram Mehmetaj njëri ndër intelektualët e hershëm të Kosovës dhe axha im Mr.Ahmet Pozhari, gjithashtu intelektual i njohur. Vij nga një familje që ka qenë e presekutuar nga regjimi komunist. Nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit deri në luftën e fundit kjo familje i ka dhën 26 dëshmorë që kanë dhënë jetën në luftëra për liri dhe mbrojtje të trojeve shqiptare. Kam mbaruar studimet posdiplomike në dy drejtime, në diplomaci dhe marrdhënie ndërkombëtare dhe në fushën e sigurisë. Kam qenë po ashtu në shumicën e gazetave të kohës në redaksi, por edhe redaktor e kryeredaktor i disa prej këtyre gazetave. Në këto gazeta kam mbi 1000 shkrime të botuara, mbi 80 fejtone, dhe kamë marrë pjesë në mbi 30 konferenca, në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e shtete te ndryshme të Evropës. Poashtu jam autor i mbi 25 librave, prej të cilave studiuesit e ndryshëm i kanë cituar në mbi 350 fusnota të ndyshme. Jam i dënuar politik dhe epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues politik dhe njëri prej themeluesëve të kësaj ushtrie. Kam qenë edhe epror i lartë i Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Zonën e Tretë Mbrojtëse. Kjo është një biografi e shkurtër që u ndihmon sadopak të gjithë atyre që e kanë ngritë shqetësimin e ngatrresës së emrit tim me të gazetarit Faton Mehmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të…