Sqarohet Komuna e Gjilanit për flamujt e Francës
Shefi i kabintetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Faton Bislimi, ka sqaruar opinionin se flamujt e Francës të vendosur në Gjilan, janë për ndër të Ditës Kombëtare të Francës, e jo si formë përkrahje në kampionatin botëror “Russia” 2018, ku do të luajnë Franca dhe Kroacia.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Dekorimi i qendres se qytetit me flamuj francez sot eshte bere ne nder te Dites Kombetare te Frances! Njejte eshte vepru edhe me 4 korrik per Diten e Pavaresise se Amerikes. Keto shenime simbolike te festave nacionale te miqeve tane jane pjese e kalendarit kulturor te Gjilanit “Ditet e Mergates”.
E per neser, ftoheni ne qender per te pare ndeshjen e finales se Kupes Boterore live e ne atmosfere festive!
PS. Edhe ky baner sot eshte vendose tek teatri!