Sqarohet Selmanaj: Kam rezultuar pozitiv me Covid-19
11 korrik 2020
| 19:34
Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka rezultuar pozitiv në testin e dytë për Covid-19.
Në fakt, Selmanaj disa orë me herët ka njoftuar se ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë, por informata që e kishte marrë deputeti i Kuvendit të Kosovës kishte qenë një keqkuptim.
“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur për rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qenë për testin e dy korrikut! Para pak çasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloi edhe këtë sfidë! Nga sot jam në vetëizolim!”, ka shkruar Selmanaj në profilin e vet në “Facebook”.
(V.Z / Epoka e re)