Sqaron Pacolli: Kishim marrëveshje për koalicion me PSD-në, por ndodhi e papritura
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, deklaroi se kanë pasur një marrëveshje për koalicion me Partinë Socialdemokrate por që është hedhur poshtë nga ai për shkak të koalicionit të partisë së Ahmetit me AAK-në.
Sipas tij, PSD nuk i mori mendim atij për koalicionin me partinë e Haradinajt dhe kjo ka bërë që ai të ndjehet i anashkaluar dhe i lënduar.
Pacolli, në emision “Debap Plus” në “RTV Dukagjini”, ka deklaruar se nuk do të ishte kundër një koalicioni edhe me AAK-në, por Ahmeti duhej ta ftonte atë fillimisht për ta diskutuar.
Sipas tij, këtë ia ka thënë edhe kreut të PSD-së dhe Ramush Haradinajt. “Ndodhi diçka e papritur që unë nuk e kisha bërë. Isha jashtë dhe kthehem e dëgjoj që ata kanë bërë koalicion me AAK-në. Nuk ka qenë që diçka unë se kam pritur, por ka qenë e rrugës që para se me vendos për atë koalicion, mu ul dhe të bisedojmë. ‘Shiko, na jemi partnerë, kemi një marrëveshje, kemi obligime ndaj njëri-tjetrit çfarë mendon nëse e bëjmë këtë’, nuk do të isha bllokues por ka qenë e rrugës që të diskutohet. Këtë ia kam thënë edhe Haradinajt dhe Ahmetit që jam ndjerë i anashkaluar dhe i lënduar me këtë veprim”, u shpreh Pacolli.
Pas prishjes së marrëveshjes me PSD-në, Pacolli tha se u bë më e qartë bashkëpunimi me Nismën.