Sqaron Qeveria: Nuk shkarkohet ministri i Arsimit
02 mars 2018
| 10:54
Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se janë të pavërteta shkrimet e disa mediave për shkarkimin e mundshëm të ministrit Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.
Me këtë rast, Qeveria e Kosovës bënë me dije se ministri Bytyqi është duke vazhduar punën në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.