Sri Lanka: Dalin fotografitë e protestuesve në zyrën e kryeministrit
13 korrik 2022
| 14:25
Protestuesit në Sri Lanka e kanë marrë nën kontroll zyrën e kryeministrit.
Kjo pasi disa ditë më parë pushtuan rezidencën e presidentit i cili është larguar nga vendi pa dhënë dorëheqje.
Dorëheqje ka premtuar ta jap të mërkurën, por ende s’e ka bërë.
E protestuesit e zemëruar po kërkojnë largimin edhe të kryeministrit.
Ata pasi janë përballur me policinë, kanë arritur të hynë në zyrën e tij, duke e pasur tërësisht situatën nën kontroll.
“BBC”-ja ka publikuar fotografi të reja nga akti i hyrjes në kryeministri.