Srpka: S’ka vendosje të FSK-së në veri
Lista Serbe thekson se Prishtina po përpiqet t’i vendosë forcat në veri të Kosovës. Sipas saj, “nën pretekstin e mbrojtjes së qytetarëve, me qëllimin e okupimit të heshtur të komunave serbe”.
LS thekson se “përkundër të kuptuarit të situatës së re përreth pandemisë së koronavirusit, ajo me vendosmëri kundërshton qëllimin e fshehtë të Prishtinës për t’i vendosur forcat ushtarake në veri”, raporton “Tanjug”.
E presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bashkohen dhe ta ratifikojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.
Thaçi ka deklaruar nëpërmjet “Twitter”-it se, bazuar në detyrat e tij kushtetuese si president, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ka nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas situatës së krijuar nga koronavirusi.