“Srpski Telegraf”, Rusia ka një plan të ri për Kosovën

19 mars 2022 | 19:47

Gazeta beogradase “Srpski Telegraf”, në variantin e shkruar, në faqen e parë të së shtunës, ka botuar lajmin ekskluziv që “serbëve nuk do t’u pelqejë”.

Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë (RIAC) propozon të pranohet situata faktike në terren për Krimenë, Donbasin dhe Kosovën.

E gjithë Europa po i vuan pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë, por Serbia mund t’i ketë edhe në rast të përfundimit të saj.

Këshilli i Çështjeve Ndërkombëtare i Rusisë (RIAC) publikoi një tekst analitik në shkurt që përshkruan një plan me katër elementë për ta zgjidhur krizën e Ukrainës. E treta drejtpërsëdrejti na referohet ne.

Që kjo analizë duhet marrë seriozisht është e qartë nga Këshilli i Kremlinit, i krijuar në vitin 2010, me një dekret të presidentit të Rusisë. Në krye të kësaj organizate është Igor Ivanov, ish-shef i diplomacisë dhe eminenca gri e Kremlinit, kurse në bordin e udhëhequr nga RIAC anëtar është Dmitry Peskov, zëdhënësi i Putinit, citon gazeta beogradase.

Analiza e RIAC merret me zgjidhjen e konflikteve të ngrira në botë, dhe ato në të cilat ekziston elementi i separatizmit.

Konfliktet e vazhdueshme dhe të ngrira në ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Ballkan, duke përfshirë Krimenë, Kosovën dhe Donbasin, përfshijnë të gjithë separatizmin e një lloji. Gjithçka duhet të zgjidhet mbi bazën e një forme të demokracisë lokale, dmth. pikënisja është të përcaktohet vullneti i popullit në rajonet separatiste me votim, pas së cilës është e nevojshme të arrihet marrëveshje teknike për rregullimin e çështjeve që do të lindin domosdoshmërisht nga çdo shkëputje paqësore – thuhet në tekst.

Dejan Miletić nga Qendra për Studimin e Globalizimit beson se një skenar i tillë nuk është larg mendjes sepse të mëdhenjtë gjithmonë udhëhiqen nga interesat e tyre:

A45ED99A-6B41-44C4-9ED1-31BC99D05D64.jpg

 “Të jemi të qartë, kjo është vetëm e imponuar, pasi Rusia tregtonte interesat tona edhe në kohën e bombardimeve. Ajo që po bën aktualisht ai grup është një përpjekje për të vënë në dukje situata identike në Kosovë, sepse asgjë nuk është më e lehtë sesa sakrifikimi i Serbisë. Kjo mënyrë e të menduarit është diçka që sigurisht qarkullon në qarqet e elitave politike ruse në një farë mase, por kam përshtypjen se Shtetet e Bashkuara nuk do ta bënin kurrë çështjen e Ukrainës në atë mënyrë. Ata besojnë se çështja e Kosovës është zgjidhur. Në çdo rast, nuk ka asnjë naivitet.

Kam dy vjet që flas për këmbimin e Kosovës nga Putini me Krimenë. Se nuk do të ketë veto ruse në Këshillin e Sigurimit sepse nuk është veto për ne, por për tregtinë në skenën gjeopolitike. Dhe ky ishte, në fakt, një kapacitet shantazhues për disa lëshime që do të çojnë në realizimin e interesave ruse. Në kohën kur Krimea u aneksua ishte e qartë se Putini do t’i mbante Krimenë dhe Kosovën si raste të njëjta – pretendon Obradoviq.

Çfarë është RIAC?

RIAC është një institut akademik dhe diplomatik jofitimprurës i krijuar me dekret presidencial më 2010.

Themelues janë: Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Akademia e Shkencave e Rusisë, Unioni i Industrialistëve dhe Sipërmarrësve të Rusisë dhe agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Interfax”.

RIAC përcjell dhe shpall joformalisht qëndrimet e politikës zyrtare ruse.

Anëtarët e saj janë personalitete me influencë të madhe në politikëbërjen ruse siç janë: Igor Ivanov, presidenti, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, që ende konsiderohet eminenca gri e Kremlinit, Dmitry Peskov, sekretari i shtypit i Putinit, Alexei Meshkov, ambasador rus në Francë, Monako, ish-zëvendësministër i Jashtëm, Ivan Timofeyev, drejtor programi i klubit Valdai, i cili mbështetet nga Kremlini, Pyotr Aven, president i Alpha Bank, mik personal i Putinit, Fyodor Lukyanov, kryeredaktor i Rusisë në Politikat Globale.

Aksidentalisht apo qëllimisht, vetëm më 26 shkurt, dy ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, gjatë një fjalimi të zëdhënësit të Ministrisë të Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, Kosova u shfaq në një hartë në murin pas tij sikur të ishte një shtet i pavarur. Kjo mund të shihet në regjistrimet zyrtare që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ua ka përcjellë agjencive botërore.

Përktheu: Fatmi Makolli

Maqedonia e Veriut 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia ruse e hapësirës ka hedhur poshtë raportet e mediave…