St Etienne shkarkon trajnerin Puel
06 dhjetor 2021
| 14:35
St Etienne ka shkarkuar trajnerin e saj, Claude Puel, pas humbjes së thellë 5-0 kundër Rennes.
Një humbje që nuk është pranuar lehtë nga drejtuesit e klubit të cilët kanë vendosur të ndërpresin marrëveshjen me trajnerin e tyre.
Puel është trajneri i parë në Ligue 1, që shkarkohet në këtë sezon, i cili ka drejtuar ekipin e St Etienne për dy vitesh.
Rezultatet negative janë arsyeja e këtij vendimi, me skuadrën që ka arritur të grumbullojë 12 pikë në 17 ndeshje të zhvilluara deri tani në kampionatin francez, duke u renditur në fund të tabelës së Ligue 1 që ka sjellë shkarkimin e teknikut.