![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/moti.jpg)
Stabilizohet moti në Kosovë
20 gusht 2020
| 16:29
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se dy ditët e ardhshme në vendin tonë do ketë stabilizim të motit, pas reshjeve të mëdha në rrafshin e Kosovës.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë celsius, kurse ato minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë.
Shtypja atmosferike do të regjistrojë erë të lehtë dhe diell të shoqëruar me vranësira të shpërndara, por pa reshje.