Stacioni i Autobusëve në Prizren tashmë menaxhohet nga komuna
31 mars 2023
| 11:23
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për transferimin e NSH “Kosovatrans” – Stacioni i Autobusëve në Prizren nga AKP-ja në administrimin dhe autorizimin e komunës së Prizrenit.
Komuna e Prizrenit tashmë ka nën menaxhim NSH “Kosovatrans” me të gjitha asetet dhe detyrimet që përcaktohen me ligjet në fuqi.
“Ky akt është me rëndësi të veçantë për qytetarët e Prizrenit dhe për kompanitë e transportit të udhëtarëve si dhe do të përshtatet me nevojat dhe kërkesat tyre”, u shpreh Totaj.