Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

27 nëntor 2024 | 11:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, pak para mesnatës, ishte sulmuar stacioni policor në Zveçan, pasi drejt oborrit të stacionit ishin hedhur dy granata dara nga persona të panjohur.

Sipas Policisë, sulmi ka shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk ka lënë asnjë të lënduar.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të mërkurën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zgjedhur fjalët…