Stacionit të metrosë i vendosin emrin e trajnerit të Anglisë
18 korrik 2018
| 10:41
Një stacioni të metrosë më të famshëm në Londër i kanë vendosur emrin e trajnerit Gareth Southgate, në shenjë përgëzimi për atë çfarë ai arriti me ekipin kombëtar të futbollit në Kupën e Botës Rusi 2018.
Në fakt, nuk u është dashur shumë punë punëtorëve të mirëmbajtjes së metrosë, pasi emri origjinal i stacionit ishte “Southgate” dhe ata i kanë shtuar vetëm emrin “Gareth” përpara.