Stadiumet e “US Open” kthehen në spital kundër pandemisë së koronavirusit
01 prill 2020
| 14:10
“Flushing Meadows” do të bëhet një spital për emergjencën e koronavirusit.
Impianti historik i “US Open”, do të përdoret për të krijuar një sektor me 350 shtretër spitalorë të përkohshëm dhe për të përgatitur vaktet për mjekët dhe punojësit e shëndetësisë.
Zëdhënësi i Federatës së Tenisit të SHBA-së, Kris Uajdmajer, pohon se zona me fushat e mbuluara do të kthehet në një stukturë mjekësore në orët në vijim. Funksionarët e shtetit dhe qytetit të Nju Jorkut po kërkojnë që të rrisin kapacitetin spitalor deri në 87 mijë shtretër për të përballuar sa më mirë epideminë.