Stadiumi ‘974’ nuk i dhurohet Kosovës, por këtij shteti
05 dhjetor 2022
| 16:35
Ndeshja mes Brazilit dhe Koresë së Jugut që do të luhet sonte në orën 20:00, do të jetë e fundit që zhvillohet në stadiumin “947”.
FIFA ka vendosur që ky impiant modern t’i dhurohet në formë donacioni Uruguait.
Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës e kishte kërkuar pas përfundimit të Botërorit, institucioni i futbollit botëror ka zgjedhur uruguaianët. Ai do të çmontohet plotësisht për t’iu dhënë në formë donacioni nga FIFA dhe Katari. Kujtojmë që ky impiant është i ndërtuar nga plot 974 kontinierë, ndaj mban edhe të njëjtin emër.