Stadiumi i Napolit emërtohet ‘Diego Armando Maradona’

04 dhjetor 2020 | 18:15

Kur kanë kaluar rreth 10 ditë nga koha kur legjenda e futbollit Diego Armando Maradona mbylli sytë përfundimisht, Napoli ka vendosur ta përjetësojë emrin dhe kujtimin e tij në stadiumin e qytetit.

Një propozim i bërë mbrëmjen e 25 nëntorit nga presidenti i klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe kryetari i bashkisë, Luigi de Magistrit, u pranua zyrtarisht të premten nga këshilli komunal, i cili unanimisht votoi për t’i dhënë emrin stadiumit “Diego Armando Maradona”.

Stadiumi i Napolit nuk do të quhet më “San Paolo”, por “Diego Armando Maradona” në nderim të kujtimit të legjendës argjentinase, që shkroi historinë me klubin napolitan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Kepa Arrizabalaga do të largohet përfundimisht nga skuadra e…