Stadiumi i Prishtinës zyrtarisht quhet “Fadil Vokrri”
06 gusht 2018
| 14:42
Kuvendi Komunal i Prishtinës me 39 për dhe vetëm 1 kundër e ka miratuar propozimin për emërimin e Stadiumit të Prishtinës në emirin e ish-futbollistit të njohur, Fadil Vokrri.
“Stadiumi i rinovuar së fundmi do të mbajë emrin e ish-lojtarit të Prishtinës, Vokrri. Prej sot edhe zyrtarisht stadiumi i qytetit mban emrin Fadil Vokrri. Faleminderit Kuvendit Komunal që miratoi propozimin e emrit”, ka shkruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”.
Fadil Vokrri ndërroi jetë javë më parë pas një sulmi kardiak, kurse gjatë udhëheqjes së tij futbolli i Kosovës u njohë në arenën ndërkombëtare, duke u pranuar në UEFA dhe FIFA.